WP1: Epidemiologjia e shëndetit mendor dhe ndërhyrjet
Objektivat
Të sigurohen të dhëna me cilësi të lartë që kontribuojnë në evidencat mbi prevalencën dhe ashpërsinë e nevojave të shëndetit mendor që po ndryshojnë me shpejtësi në të gjithë Evropën në popullatën e përgjithshme, duke marrë parasysh faktorë demografikë dhe të faktorët vulnerabël si mosha (të rinj dhe të moshuar), niveli I edukimit, statusi socio‑ekonomik (varfëria dhe papunësia) dhe statusi i emigrantit.
Të identifikohet dhe të grumbullohet informacion mbi ndërhyrjet e publikuara që kanë trajtuar (a) simptoma e shëndetit mendor nën pragun diagnostik dhe (b) çrregullime mendore, me fokus te popullatat vulnerabël të identifikuara.
Të përzgjidhen ndërhyrjet më premtuese për t’u përfshirë në COMBINA dhe në aplikacionin MENTINA. Këto ndërhyrje duhet të adresojnë kolektivisht (a) grupet vulnerabël të përcaktuara, (b) çrregullimet mendore (depresion, çrregullimet e ankthit, parandalimin e vetëvrasjes) dhe/ose (c) sfida e shëndetit mendor nën pragun diagnostik (p.sh., sindroma depresive nën prag, parehatinë psikologjike, ndërtimin e reziliencës).
Të adresohet hendeku ekzistues i njohurive mbi të dhënat e shëndetit mendor në Evropën Juglindore.
WP2: Zhvillimi i COMBINA
Objektivat
Të krijohet COMBINA duke përdorur rezultatet (të dhënat dhe ndërhyrjet) e identifikuara për të zgjeruar dhe përshtatur programin me 4 nivele të EAAD për çrregullime mendore nën pragun diagnostik dhe për grupe specifike vulnerabël.
Të zhvillohen materialet e ndërhyrjes dhe Manuali i Zbatimit shoqërues: një model i ri ndërhyrjeje komunitare, i fokusuar te grupet vulnerabël dhe te sfidat e shëndetit mendor nën pragun diagnostik (subklinike), për të mundësuar zbatimin e COMBINA-s në secilën prej pesë rajoneve (IMIM: Spanjë; NSRF: Irlandë; ERSI: Estoni; SEERC: Greqi; CCHW: Shqipëri).
Të optimizohet dhe përpunohet COMBINA pas studimit 24‑mujor, duke integruar komentet dhe rezultatet nga zbatimi (WP3) dhe vlerësimi (WP4)..
WP3: Studimi COMBINA
Kjo paketë pune kryen një validim 24‑mujor të programit COMBINA.
Objektivat
Të krijohen aleanca rajonale për shëndetin mendor në pesë rajonet e ndërhyrjes.
Të sigurohet miratimi etik në secilën rajon.
Të sigurohet mbledhja e të dhënave të vlerësimit në çdo etap kohore përmes bashkëpunimit me partnerët lokalë në të pesë rajonet e ndërhyrjes dhe në të pesë rajonet e kontrollit, në bashkëpunim të ngushtë me WP4.
Të sigurohet që programi i ndërhyrjes COMBINA të jetë i aksesueshëm për popullatën e synuar, duke përfshirë grupet vulnerabël, në rajonet e ndërhyrjes përmes përkthimit dhe përshtatjes lokale.
Të zbatohet programi i ndërhyrjes COMBINA në pesë rajonet e ndërhyrjes.
WP4: Vlerësimi i COMBINA
Vlerësimi i COMBINA do të:
vlerësojë efektivitetin e ndërhyrjeve të reja të zhvilluara (vlerësimi i rezultateve),
shqyrtojë kosto‑efektivitetin e ndërhyrjeve (vlerësimi ekonomik),
dhe të marrë parasysh procesin e zbatimit (vlerësimi i procesit).
Objektivat
Të identifikohen dhe përdoren instrumentet më të përshtatshme të vlerësimit për COMBINA.
Të vlerësohet efektiviteti i ndërhyrjeve të reja të zhvilluara (vlerësimi i rezultateve)
Të vlerësohet procesi i zbatimit (vlerësimi i procesit).
Të shqyrtohet kosto‑efektiviteti i ndërhyrjeve (vlerësimi ekonomik).
Të formulohen rekomandime për përmirësimin e COMBINA.
WP5: Zhvillimi i MENTINA
Objektivat
Të zhvillohet aplikacioni MENTINA duke u bazuar në platformën ekzistuese digjital të shëndetit të MSS-së, të pajisur me markimin CE, për personat me simptoma depresive nën pragun diagnostik (subklinike) dhe/ose episode depresive të mëparshme.
Të sigurohet dhe të zhvillohet një platformë machine learning për ruajtjen e përbashkët të të dhënave, parapërpunimin e tyre, zhvillimin dhe trajnimin e modeleve parashikuese, si dhe integrimin e tyre në aplikacionin MENTINA.
Të sigurohet aplikacioni MENTINA për studimin (trial) MENTINA (WP6) dhe versioni i modifikuar si element ndërhyrjeje në COMBINA (WP2, WP3), si dhe të bëhen përgatitjet për miratimin e tij si pajisje mjekësore.
Të përmirësohet aplikacioni MENTINA, duke përfshirë shtimin e reagimeve (feedback) të personalizuara, të bazuara në analizën inteligjente të të dhënave individuale të përdoruesit.
Të përdoren të dhënat e mbledhura gjatë studimit (trial) MENTINA për optimizimin e algoritmeve të integruara në aplikacion, përmes një krahasimi sistematik midis qasjeve tradicionale dhe atyre të mundësuara nga IA për analitikën parashikuese, bazuar në të dhëna komplekse të serive kohore.
WP6: Zbatimi dhe vlerësimi i provës
Objektivat
Të merret miratimi etik dhe të sigurohet përputhja me GDPR për provën MENTINA në secilin prej tre qendrave të provës (Danimarkë: PCC; Gjermani: GDF; dhe Spanjë: IMIM).
Të vlerësohet efekti i aplikacionit MENTINA mbi simptomat depresive dhe parehatinë psikologjike në një Studim të Kontrolluar i Rastësishëm (RCT), i shtrirë në tre qendra kërkimore, me pjesëmarrjen e personave që paraqesin një vulnerabilitet ndaj sindromave depresive (simptoma depresive nën pragun diagnostik, episode depresive të mëparshme).
Të përdoren rezultatet e vlerësimit të provës për të informuar optimizimin përfundimtar të aplikacionit MENTINA (WP5).
WP7: Qasja me pjesëmarrësje
Objektivat
Të krijohet një mostër përfaqësuese e palëve të interest, të cilët do të jenë përdoruesit finalë të COMBINA-s dhe të aplikacionit MENTINA, si edhe ekspertë të shkencave sociale, duke i rekruar ata si bashkëkrijues të këtyre ndërhyrjeve.
Të mblidhen dhe të integrohen kontributet e gjithanshme të bashkëkrijuesve në të gjitha paketat e punës (WPs), lidhur me prioritetet, preferencat, kërkesat dhe përvojat e individëve vulnerabël, pacientëve, ofruesve të kujdesit shëndetësor, politikëbërësve dhe aktorëve komunitarë.
Të përfshihen bashkëkrijuesit si pjesë integrale e ekipeve kërkimore dhe drejtuese, për të ofruar perspektiva unike në planifikimin, realizim,, analizën dhe sintezën e gjithë procesit kërkimor, përfshirë autorësinë në publikime.
WP8: Komunikimi, Shpërndarja dhe Zbatimi në të Aardhshmen
Aktivitetet e WP8 do të drejtohen nga Qendra Bashkëpunuese e OBSH-së në UAM, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e tjerë të MENTBEST.
Objektivat
Të formulohet një plan komunikimi dhe shpërndarjeje për të rritur ndërgjegjësimin në komunitete të ndryshme të palëve të interesuara mbi qëllimet e projektit MENTBEST dhe aktivitetet e shumëllojshme që do të ndërmerren që në fillim të projektit.
Të rritet ndërgjegjësimi në komunitete të ndryshme të palëve të interesuara mbi qëllimet e MENTBEST dhe të shpërndahen gjetjet kryesore kërkimore të të gjitha paketave të punës për një gamë të gjerë audiencash, përfshirë përdoruesit fundorë, ofruesit e shërbimeve, ministritë e shëndetësisë, arsimit dhe punës, politikëbërës rajonalë e lokalë, profesionistë dhe kërkuesit e shëndetit mendor, kompanitë e sigurimeve dhe organet financuese, ndër të tjerë.
Të bashkëpunohet ngushtë me projekte të tjera në aktivitete rrjetëzimi dhe veprimtari të përbashkëta.
Të zhvillohet dhe t’u shpërndahet palëve të interesit që merren me politikat, një përmbledhje politikash që paraqet rekomandime specifike për të lehtësuar miratimin dhe përdorimin e mjeteve të zhvilluara dhe të vlerësuara në kuadër të projektit MENTBEST.
Të promovohet disponueshmëria e paketës së përmirësuar të COMBINA, duke mbështetur rajone dhe/ose vende të reja për të avancuar me zbatimin e saj (me mbështetjen e EAAD-së), edhe pas përfundimit të projektit.
Të zhvillohet një model shfrytëzimi për COMBINA.
WP9: Menaxhimi i projektit
WP9 mbështet integrimin, menaxhimin dhe zbatimin efektiv të paketave të punës së MENTBEST.
Objektivat
Të koordinohen të gjitha aktivitetet e projektit dhe të sigurohet që partnerët të bashkëpunojnë në mënyrë efektive.
Të lehtësohet zhvillimi shkencor dhe kërkimor, si dhe suksesin e projektit, përmes monitorimit të progresit, menaxhimit të burimeve, komunikimit të hapur dhe koordinimit të aktiviteteve.
Të integrohen perspektivat multidisiplinore dhe të lehtësohet bashkëpunimi efektiv.
Të sigurohet që projekti të përmbushë angazhimet e tij kontraktuale në përputhje me “Grant Agreement”.
Të parashikohen, zbuten dhe kapërcehen rreziqet e lidhura me kërkimin shkencor.
Të maksimizohet ndikimi dhe vlera e shtuar e projektit, si gjatë zbatimit të tij ashtu edhe pas përfundimit.
This website uses cookies to improve your experience. If you continue to use this site, you agree with it.