KËSHILLTARËT

Këshilltarët tanë ofrojnë ekspertizë të besueshme dhe njohuri të bazuara në evidenca, duke ndihmuar MENTBEST të zhvillohet me integritet, inovacion dhe një angazhim ndaj ndikimit domethënës.

Jordi Alonso

Jordi Alonso

Jordi Alonso është mjek (doktor i shkencave mjekësore), udhëheqës i Grupit të Kërkimit të Shërbimeve Shëndetësore (Health Services Research Group) në Institutin e Kërkimit “Hospital del Mar” në Barcelonë, Spanjë; Profesor i Shëndetit Publik në Universitetin “Pompeu Fabra” (UPF) në Barcelonë; si dhe anëtar i jashtëm i fakultetit (Associate Faculty) në Shkollën e Shëndetit Publik “Bloomberg” të Universitetit “Johns Hopkins” në Baltimorë, SHBA. Që nga viti 2019, ai është zëvendësdrejtor shkencor i Qendrës Spanjolle për Rrjetet e Kërkimit Biomjekësor në Epidemiologji dhe Shëndet Publik (CIBERESP). Kërkimi i Dr. Alonso-s fokusohet në Epidemiologjinë e Shëndetit Mendor dhe Barrën e Çrregullimeve Mendore.

Ai është koordinatori evropian i nismës për Anketime të Shëndetit Mendor Botëror (WMH) të OBSH-së (https://www.hcp.med.harvard.edu/wmh/), e cila përfshin 30 vende, nën drejtimin e Universitetit të Harvardit. ORCID: https://orcid.org/0000-0001-8627-9636

Nathalie A. Smuha

Nathalie A. Smuha

Nathalie A. Smuha është profesore asistente e së Drejtës (Assistant Professor of Law) në Universitin e Torontos. Kërkimi dhe mësimdhënia e saj fokusohen në ndërthurjen midis së drejtës, filozofisë dhe teknologjisë, me vëmendje të veçantë ndaj ndikimit të teknologjive digjitale në të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundimin e ligjit. Ajo është autore e Algorithmic Rule By Law: How Algorithmic Regulation in the Public Sector Erodes the Rule of Law dhe redaktore e Cambridge Handbook on the Law, Ethics and Policy of Artificial Intelligence (të dyja botuar nga Cambridge University Press në vitin 2025).

Më parë, ajo ka qenë Profesore Asistente dhe kërkuese Postdoktorale e FWO-së në Fakultetin e Drejtësisë të KU Leuven, si dhe koordinatore akademike e Shkollës Verore të KU Leuven mbi Ligjin, Etikën dhe Politikën e IA-së. Ajo ka shërbyer gjithashtu si Profesore e Jashtme (Adjunct Professor) në Shkollën e Ligjit të NYU-së dhe në Shkollën e Ligjit të Kolumbias (Columbia Law School), si dhe ka mbajtur pozicione si kërkuese vizitore në universitetet e Oksfordit, Çikagos dhe Birminghamit. Përveç veprimtarisë akademike, Profesoreshë Smuha këshillon rregullisht qeveri dhe organizata ndërkombëtare mbi politikat dhe rregullimin e IA-së. Ajo ka koordinuar punën e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë për IA-në të Komisionit Evropian dhe ka vepruar si eksperte shkencore në Komitetin (Ad Hoc) për IA-në të Këshillit të Evropës. Gjithashtu, ajo ka ndihmuar OECD-në dhe UNESCO-n në zhvillimin e politikave për IA-në. Përpara se t’i përkushtohej karrierës akademike, Profesoreshë Smuha ka ushtruar avokatinë si anëtare e Kolegjit të Avokatëve të Brukselit dhe atij të Nju-Jorkut. Ajo mban titujt Bachelor (BA) dhe Master (MA) në drejtësi dhe filozofi nga KU Leuven, doktoratë në drejtësi nga KU Leuven, si dhe një Master i Shkencave Juridike (LL.M.) nga Universiteti i Çikagos.