PROJEKTI
Sfida qëndron në zbutjen e pasojave negative të transformimit dhe në shfrytëzimin e mundësive të reja.
Tendenca globale si lufta, krizat ekonomike, ndryshimet klimatike, emigracioni, digjitalizimi, pandemitë, plakja dhe ndryshimet demografike ushtrojnë presion dhe stres gjithnjë e më të madh mbi shoqëritë evropiane, të cilat duhet të përshtaten me situata që ndryshojnë shpejt.
Këta stresorë mund të shkaktojnë probleme të shëndetit mendor për pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Këto probleme përfshijnë si aspekte joklinike (parehati psikologjike, simptoma depresive nën pragun diagnostik, ulje të cilësisë së jetës dhe të mirëqenies, “burnout”, sindroma ankthi), ashtu edhe aspekte klinike (çrregullime mendore si depresioni dhe çrregullimet e ankthit sipas ICD-10, rritje të rrezikut për vetëvrasje).
Disa grupe vulnerabël brenda popullatës së përgjithshme (p.sh., emigrantë/refugjatë, të rinj, persona të moshuar, të papunë afatgjatë dhe persona me probleme të shëndetit mendor) janë veçanërisht të rrezikuar që të ndikohent në mënyrë të pafavorshme nga ndryshime drastike shoqërore, të përjetojnë stresorë specifikë dhe të vuajnë ndikime të mëtejshme negative në mirëqenien e tyre, përfshirë shëndetin mendor.
Përballimi i sfidave që lindin nga shoqëritë që ndryshojnë me shpejtësi kërkon programe ndërhyrjeje shumëdimensionale të rrënjosura në nivele të ndryshme të komunitetit, që synojnë aspekte si: edukimi mbi shëndetin mendor, ndërtimi i qendrueshmërisë, luftimi i stigmës dhe rritja e kompetencës për vetëndihmë, si në komunitetin e gjerë, ashtu edhe te palët e interesit dhe grupet vulnerabël.
MENTBEST do të zhvillojë, zbatojë, vërtetojë dhe vlerësojë një Ndërhyrje Komunitare të Gjithanshme dhe Shumëdimensionale (“COMBINA”), e bazuar në programin e provuar të ndërhyrjes EAAD, por e përshtatur dhe e zgjeruar për nevojat specifike të grupeve të ndjeshme (vulnerabël) dhe për sfidat joklinike të shëndetit mendor, përfshirë simptomat depresive dhe të ankthit nën pragun diagnostik, “burnout”-in dhe parehatinë psikologjike, si pasoja të ndryshimeve dramatike shoqërore.
