Universidad Autónoma de Madrid (UAM) është një institucion publik i shquar i arsimit të lartë, i njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Sipas Renditjes Botërore të Universiteteve (QS University Ranking), ai renditetet si institucioni i parë spanjoll dhe universiteti i tretë evropian në renditjen e 50 universiteteve më të mira në botë që kishin më pak se 50 vite. . Universiteti ka dy kampuse: Cantoblanco dhe Fakultetin e Mjekësisë.
UAM ka 67 departamente, mbi 30.000 studentë dhe 3.000 akademikë dhe kërkues shkencorë. Gjithashtu, Universiteti ka një zyrë në Bruksel, e cila synon rritjen e aktiviteteve të ndërkombëtarizimit në nivel evropian. UAM është një nga universitetet lider në Spanjë për kërkimin shkencor. Ai ka një numër të madh projektesh shumë-dhe ndërdisiplinore me cilësi të lartë në fusha të ndryshme. Për shembull, kampusi i Cantoblanco‑s përfshin 12 institute kërkimore.
Departamenti i Psikiatrisë ndodhet në kampusin e Fakultetit të Mjekësisë dhe ka 4 spitale të afiluara në Madrid. Njësitë kryesore klinike për Psikiatrinë përfshijnë: Hospital Universitario de La Princesa, Hospital Universitario La Paz, Hospital Universitario Majadahonda/Puerta de Hierro dhe Fundación Jiménez Díaz. Departamenti i Psikiatrisë është pjesë e Rrjetit Kombëtar për Kërkimin mbi Shëndetin Mendor (CIBERSAM). Në vitin 2012, Departamenti u caktua si Qendër Bashkëpunuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) për Kërkim dhe Trajnim në Shërbimet e Shëndetit Mendor, dhe ky emërim është rinovuar që prej asaj kohe.

Anëtarët e Ekipit

Jose Luis Ayuso Mateos
Drejtuesi i grupit
Jose Luis Ayuso Mateos është Profesor në Psikiatri dhe Drejtor i Qendrës Bashkëpunuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kërkimin dhe Trajnimin në Shërbimet e Shëndetit Mendor në Universitetin Autónoma de Madrid. Ai është një ekspert i njohur ndëkombtarisht në fushat e nozologjisë, epidemiologjisë, si dhe menaxhimit dhe parandalimit të çrregullimeve mendore dhe sjelljes suicidale. Ai ka një përvojë të gjerë në studimet kohorte dhe në zbatimin e tyre si në popullatën e përgjithëshme dhe klinike. Ai ka qenë anëtar i Bordit Këshillimor Shkencor për rishikimin e kapitullit të Sëmundjeve Mendore dhe të Sjelljes në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve (ICD‑10) dhe aktualisht është pjesë e Grupit Këshillimor të OBSH-së për Trajnimin dhe Zbatimin e ICD-11.
.

Kerry Rodriguez-McGreevy
Studiuese postdoktorale
Kerry Rodríguez McGreevy është e diplomuar në Psikologji dhe Doktoreshë në Neuroshkencë nga Universiteti Autónoma de Madrid (UAM). Ajo ka përvojë të gjerë në kërkim shkencor, veçanërisht në fushat e Psikologjisë dhe Neuroshkencës.
Ka punuar si kërkuese shkencore në grupin kërkimor të Neurogjenezës së Adultëve pranë Institutit Cajal të Këshillit Kombëtar Spanjoll të Kërkimeve (CSIC), në Madrid, brenda Departamentit të Neuroshkencës Translacionale. Kërkimi i saj është fokusuar kryesisht në mekanizmat e të nxënit dhe kujtesës lidhur me neurogjenezën e të rriturve dhe modulimin e tyre përmes aktivitetit fizik, mjediseve të pasuruara dhe stresit.
Aktualisht, Kerry punon në Departamentin e Psikiatrisë në Universitetn Autónoma de Madrid si menaxhere projekti dhe kërkuese shkencore, duke kontribuar në projekte kërkimore evropiane. Puna e saj aktuale fokusohet në identifikimin e sfidave të shëndetit mendor në popullata vulnerabël, si dhe në zhvillimin dhe përshtatjen e ndërhyrjeve psikologjike për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.

Roberto Mediavilla Torres
Studiues Postdoktoral
Roberto Mediavilla ka një doktoraturë në Psikologji nga Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED). Ai ka punuar si studiues në Universitetin Complutense de Madrid (UCM) dhe në Institutin e Kërkimeve të Spitalit Universitar La Paz (IdiPAZ) në Madrid. Ai ka qenë studiues vizitor në Universitetin e Southampton (MB) dhe në Institutin Leibniz për Kërkimin e Reziliencës në Gjermani.
Kërkimi i tij fokusohet në identifikimin e problemeve të shëndetit mendor në popullata vulnerabël, në kuptimin e faktorëve përcaktues të tyre, si dhe në zhvillimin e ndërhyrjeve psikologjike të shkallëzueshme dhe të aksesueshme. Që prej fillimit të pandemisë COVID‑19, ai kryen kryesisht studime epidemiologjike dhe ndërhyrëse që synojnë informimin e politikave për të përmirësuar mirëqenien e profesionistëve të shëndetësisë dhe të kujdesit.

Katya Barros March
Studiuese Paradoktorale/strong>
Katya B. March është e diplomuar në Psikologji nga UNED dhe nga një Master në Iniciación a la Investigación en Salud Mental, marrë nga Universiteti Autònoma de Barcelona (UAB). Gjatë formimit të saj, ajo mori pjesë aktive në një projekt të fokusuar në episodin e parë psikotik në Spitalin Universitar 12 de Octubre, gjë që i konsolidoi ekspertizën e saj në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve mendore. Përvoja e saj profesionale përfshin një bashkëpunim të rëndësishëm në Spitalin Universitar La Paz (IdiPAZ), ku ajo ishte pjesë e konsorciumit SURVIVE, të fokusuar në parandalimin e vetëvrasjes, dhe pjesë e konsorciumit AGES‑CM, të përbërë nga grupe kryesuese të kërkimit mbi skizofreninë nga Komuniteti i Madridit (CM).
Aktualisht, Katya B. March punon si kërkuese shkencore para‑doktorale në Departamentin e Psikiatrisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Autónoma de Madrid, duke kontribuar në projektin evropian Modular Mental Health Toolbox (MentBox). Karriera e saj reflekton një angazhim të vazhdueshëm ndaj kërkimit shkencor dhe avancimit në fushën e shëndetit mendor.
