Qendra Kombëtare e Kërkimit për Mjedisin e Punës (NFA). Qendra Kombëtare e Kërkimit për Mjedisin e Punës (në danisht: Det Nationale Forskningscenter for Arbejdsmiljø, NFA), Danimarkë, është një institut kërkimor në varësi të Ministrisë daneze të Punësimit.
Brenda fushës kërkimore të Mjedisit Psikosocial të Punës në NFA, ne hulumtojmë ndikimin e kushteve psikosociale të punës mbi shëndetin dhe sëmundjet, analizojmë faktorët përcaktues të pjesëmarrjes në tregun e punës, si dhe kryejmë dhe vlerësojmë studime mbi ndërhyrjejet në vendin e punës. Ne përdorim një gamë të gjerë metodash, që nga studime cilësore të bazuara në intervista e deri te kërkime në shkallë të gjerë të bazuara në regjistra.
Ne jemi të përfshirë në projekte të shumta kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë konsorciume të mëdha ndërkombëtare si projekti MENTUPP ose IPD‑Work. Në vitet e fundit, jemi përqendruar veçanërisht në shëndetin mendor në vendin e punës, në mënyrën se si kushtet e punës mund të ndikojnë në shëndetin mendor të punonjësve dhe në mënyrën se si vendi i punës mund të shërbejë si një hapësirë për të mbrojtjur dhe forcuar shëndetin mendor të tyre.
Anëtarët e ekipit

Reiner Rugulies
Doktor i Shkencave, Master i Shkencave dhe Master i Shëndetit Publik
Profesor i mjedisit psikosocial të punës dhe shëndetit në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Mjedisin e Punës.

Louise Dalsager
Doktore e Shkencave, Master i Shkencave dhe Master i Shëndetit Publik
Kërkuese Postdoktorale në epidemiologji, mjedisin psikosocial të punës dhe shëndetin mendor në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Mjedisin e Punës.

Sandra Nielsen
Master I Shkencave në Shëndet Publik
Sandra Nielsen është asistente kërkimore në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Mjedisin e Punës (NFA), Kopenhagë, Danimarkë. Përveç projektit MENTBEST, ajo është e përfshirë në disa projekte kërkimore në fushën e mjedisit psikosocial të punës dhe shëndetit, si edhe në kulturën e sigurisë në punë dhe aksidentet në vendin e punës.

Anna Brieva
Master i Shkencave në Shëndet Publik
Anna Brieva është asistente kërkimore në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Mjedisin e Punës (NFA), Kopenhagë, Danimarkë. Përveç projektit MENTBEST, ajo është e përfshirë në disa projekte të ndryshme kërkimore në fushën e mjedisit psikosocial të punës dhe shëndetit, me fokus në shëndetin mendor në vendin e punës.
