EKIPI

GDF

Qendra e Kërkimeve për Depresionin e Fondacionit Gjerman për Depresionin dhe Parandalimin e Vetëvrasjeve.

Qendra e Kërkimeve për Depresionin e Fondacionit Gjerman për Depresionin dhe Parandalimin e Vetëvrasjeve është një institut kërkimor i pavarur, me qasje të orientuar te pacienti, i përkushtuar të avancojë njohuritë shkencore mbi çrregullimet depresive dhe të përmirësojë parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. Qendra fokusohet në gjenerimin e provave translacionale të cilësisë së lartë, për të përkrahur një kujdes më të mirë në shëndetin mendor në mjedise klinike, duke ruajtur një pavarësi të plotë nga financimi i industrisë farmaceutike.

E themeluar në vitin 2014, Qendra kërkimeve është e lidhur akademikisht që prej vitit 2019 me Departamentin e Psikiatrisë, Psikosomatikës dhe Psikoterapisë në Spitalin Universitar të Universitetit Goethe në Frankfurt am Main. Përmes kërkimit ndërdisiplinor dhe të orientuar drejt ndikimit praktik, Qendra synon të ngushtojë hendekun midis provave shkencore dhe praktikës klinike, duke promovuar një kujdes më efektiv, të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm për personat e prekur nga depresioni.

Stafi i projektit

Foto Hanna_GDF

Dr Hanna Reich

Drejtuese grupi
Dr. Hanna Reich është psikologe klinike dhe psikoterapeute e licencuar në terapinë kognitive-biheviorale. Ajo është Koordinatore e Lartë Shkencore në Qendrën e Kërkimeve të Fondacionit Gjerman për Depresionin dhe Parandalimin e Vetëvrasjeve, pranë Departamentit të Psikiatrisë, Psikosomatikës dhe Psikoterapisë në Universitetin Goethe në Frankfurt.

Kërkimi i saj fokusohet në shëndetin mendor digjital, përdorimin e shërbimeve shëndetësore, dhe zvogëlimin e hendeqeve në trajtimin e depresionit, me një theks të veçantë te përmirësimi i aksesit në ndërhyrje të bazuara në evidenca shkencore për popullatat në nevojë dhe ato me rrezik të lartë.

Dr. Reich kontribuon në bashkëpunime kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e shëndetit mendor të personalizuar dhe preçiz, shëndetit mendor në punë, si dhe në kërkimet mbi depresionin të orientuar drejt zbatimit praktik. Puna e saj financohet nga organizata të mëdha publike, përfshirë Ministria Federale Gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, Bashkimi Evropian, Fondacioni Movember dhe Ministria Federale Gjermane e Mbrojtjes.

Kontakt: hanna.reich@deutsche-depressionshilfe.de

Dr. Milica Petrovic

Dr. Milica Petrovic

Zëvendës-drejtuese
Dr. Milica Petrovic është psikologe dhe Koordinatore Shkencore në Qendrën e Kërkimeve të Fondacionit Gjerman për Depresionin dhe Parandalimin e Vetëvrasjeve, pranë Departamentit të Psikiatrisë, Mjekësisë Psikosomatike dhe Psikoterapisë në Universitetin Goethe në Frankfurt. Ajo mori doktoraturën në Psikologji të Përgjithshme në vitin 2022 në Catholic University of the Sacred Heart në Milano, si pjesë e rrjetit inovativ të trajnimit Marie Skłodowska‑Curie të programit Horizon 2020.

Kërkimi i saj fokusohet te depresioni dhe shëndeti mendor digjital, me një theks të veçantë në identifikimin e treguesve të sjelljes dhe atyre të nxjerrë nga teknologjia për shëndetin mendor. Ajo ka përvojë të gjerë në projektimin dhe zbatimin e studimeve klinike dhe vëzhguese, duke përfshirë kërkime afatgjata (longitudinale) dhe studime që përfshijnë popullata vulnerabël. Puna e saj integron të dhëna të sjelljes, klinike dhe digjitale për të kuptuar më mirë trajektoret e shëndetit mendor, mekanizmat bazë dhe përgjigjen ndaj trajtimit.

Dr. Petrovic ka kontribuar në disa projekte kërkimore ndërkombëtare, përfshirë iniciativat Horizon 2020, Erasmus+ dhe DAAD. Ajo shërben si zëvendës-drejtuese për ekipin gjerman në projektin MENTBEST, duke kontribuar në studimin klinik multicentrik MENTINA, e cila vlerëson një ndërhyrje digjitale për vetë‑menaxhimin e simptomave depresive.

Kontakt: milica.petrovic@deutsche-depressionshilfe.de

Nihidha Srinivassin

Dr Nihidha Srinivassin

Studiuese Postdoktorale
Nihidha Srinivassin është psikologe dhe kërkese shkencore, me diplomë MSc dhe Doktore e Shkencave (PhD) në Psikologji. Që nga marsi i vitit 2025, ajo punon në Fondacionin Gjerman për Depresionin si Bashkëpunëtore Shkencore. Në projektin MENTBEST, ajo shërben si staf studimor jo‑mjekësor, duke u fokusuar në rekrutimin e pjesëmarrësve dhe mbështetjen e një sërë aktivitetesh të lidhura me studimin.

Kontakt: nihidha.srinivassin@deutsche-depressionshilfe.de

Elena Shakhova

Elena Shakhova

Studiuese Paradoktorature
Elena Shakhova, MSc, është asistente kërkimore në Qendrën Kërkimore të Fondacionit Gjerman për Depresionin dhe Parandalimin e Vetëvrasjeve. Ajo përfundoi diplomën Bachelor në Amsterdam University College në vitin 2020 dhe mori diplomën e Master i Shkencave në Psikologji në Regent’s University London në vitin 2022, me fokus në psikologjinë klinike dhe metodat e kërkimit.

Që nga viti 2023, ajo ka punuar në projekte kërkimore pranë Fondacionit, përfshirë përgatitjen dhe analizën e të dhënave brenda projektit të Forcave të Armatosura Gjermane, si edhe aktivitete në projektin MENTBEST. Paralelisht, ajo po ndjek doktoraturën në Universitetin Goethe në Frankfurt, ku kërkimi i saj fokusohet te depresioni dhe aktiviteti fizik duke përdorur qasje të mësimit të makinerisë (machine learning). Puna e saj e doktoraturës mbështetet nga një bursë nga Fondacioni Claussen‑Simon.

Puna e saj kontribuon në zbatimin e metodave të bazuara nga të dhëna në kërkimin mbi shëndetin mendor, me një interes të veçantë në kuptimin e modeleve të sjelljes dhe rëndësinë e tyre për depresionin.

Kontakt:elena.shakhova@deutsche-depressionshilfe.de

Johannes Leimhofer

Johannes Leimhofer

Shkencëtar i të dhënave
Johannes Leimhofer është informaticien me më shumë se 10 vite përvojë profesionale në zhvillimin e software‑it, inxhinierinë e të dhënave dhe shkencën e të dhënave. Aktualisht punon si studiues i të dhënave për fondacionin dhe po ndjek doktoraturën, e cila fokusohet në nxjerrjen e treguesve të depresionit bazuar në të dhënat nga smartphone‑ët. Në vitet e fundit, ai ka zhvilluar kryesisht analiza të avancuara të të dhënave dhe modele të mësimit makinerik (machine learning) për industrinë e proceseve kimike. Ai tani i aplikon aftësitë e fituara atje në kërkimin mbi depresionin në një mënyrë shumë të dobishme. Në fondacion, ai punon si studiues i të dhënave në projektin e përbashkët Mondy dhe në projektin e BE‑së MENTBEST.

Contact: johannes.leimhofer@deutsche-depressionshilfe.de

Dr. Caroline Allenhof

Dr. Caroline Allenhof

Studiuese Postdoktorale
Dr. Caroline Allenhof është psikologe dhe kërkuese shkencore në Fondacionin Gjerman për Depresionin dhe Parandalimin e Vetëvrasjeve, ku punon prej më shumë se tetë vitesh. Ajo përfundoi doktoraturën mbi efikasitetin, përdorimin dhe efektet negative pontenciale të ndërhyrjeve digjitale për pacientët me depresion, me fokus të veçantë në zbatimin e tyre të sigurt dhe efektiv në praktikën klinike.

Puna e saj e fundit është përqendruar në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që synojnë zbatimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mjetit iFightDepression, një ndërhyrje e udhëzuar digjitale e krijuar për të mbështetur trajtimin e depresionit. Interesat e saj kërkimore qëndrojnë në optimizimin e përmbajtjes, dhe ofrimin e ndërhyrjeve digjitale, për të siguruar që ato të jenë efektive, miqësore për përdoruesin dhe të aksesueshme për një gamë të gjerë individësh.

Brenda projektit MENTBEST, Dr. Allenhof kontribuon në zhvillimin e aplikacionit celular për studimin klinik MENTINA, duke mbështetur përpjekjet për të krijuar zgjidhje digjitale të shkallëzueshme dhe të bazuara në prova për kujdesin e shëndetit mendor.

Kontakt: caroline.allenhof@deutsche-depressionshilfe.de