E themeluar në vitin 2001, Pintail Limited është një NVM (Ndërmarrje e Vogël dhe e mesme) irlandeze e specializuar në mbështetjen e kërkimit shkencor përmes administrimit efikas, përhapjes së informacionit me ndikim të lartë dhe planifikimit strategjik për shfrytëzimin e rezultateve.
Si partner në MENTBEST, Pintail do të ofrojë ekspertizë në menaxhim të projektit dhe mbështetje administrative.
Stafi i projektit

Ciaran Clissmann
Drejtor, Pintail Ltd.
Ciaran Clissmann është themelues dhe drejtor i Pintail Ltd. Që nga viti 2001, ai e ka rritur Pintail duke e shndërruar në kompaninë irlandeze më të madhe dhe më të suksesshme të specializuar në projekte të mëdha me financim publik. Përveç projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, ai ka kontribuar gjithashtu në krijimin dhe menaxhimin e disa bashkëpunimeve të rëndësishme midis industrisë dhe akademisë në Irlandë (me një financim total prej mbi 400 milionë euro), si edhe në iniciativa të organizatave të mëdha filantropike (Atlantic), organizatave bamirëse (Cancer Research UK, Wellcome Trust) dhe agjencive të Mbretërisë së Bashkuar (Innovate UK).

Ainslie O’Connor
Konsulente për menaxhimin e projekteve, Pintail Ltd.
Ainslie O’Connor është konsulente për menaxhimin e projekteve të Bashkimit Evropian në Pintail. Me mbi 20 vite përvojë pune në institucione publike ndërkombëtare, ajo zotëron njohuri dhe aftësi të gjera në menaxhimin dhe realizimin me sukses të politikave publike, programeve dhe projekteve të Bashkimit Evropian. Ka udhëhequr dhe koordinuar shumë konsorciume projektesh të mëdha dhe të larmishme.
