Instituti i Kërkimeve Hospital del Mar Research është një qendër ekselence për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore.
Instituti i Kërkimeve Hospital del Mar Research është një qendër ekselence për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore. Grupi i tij i kërkimit për shëndetin mendor, i udhëhequr nga Dr. Víctor Pérez-Solà, është një ekip ndërdisiplinor i cili punon ngushtësisht me Institutin e Shëndetit Mendor të Hospital del Mar dhe bashkëpunon në një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare të fokusuara në parandalimin e vetëvrasjeve dhe përmirësimin e trajtimit për një sërë çrregullimesh mendore, duke përfshirë depresionin dhe psikozën.
Aktualisht bashkëpunon në një sërë projektesh evropiane, duke përfshirë MENTUPP (Promovimi dhe Ndërhyrja e Shëndetit Mendor në Mjediset e Punës), dhe EAAD-BEST (zvogëlimi i barrës që lidhet me depresionin dhe sjelljen vetëvrasëse në nivel individual dhe shoqëror në Evropë).
Anëtarët e ekipit

Dr Benedikt L. Amann
Doktor i shkencave në Psikiatri.
Përgjegjës i Njësisë Kërkimore të Qendrës Fòrum & Koordinatori Subacute and Day Hospital, Centre Fòrum. Instituto de Salud Mental Hospital del Mar. Instituti i Shëndetit Mendor, Hospital del Mar. Instituti i Kërkimeve Mjekësore Hospital del Mar. Profesor i Asociuar në Universitetin Pompeu Fabra, Barcelonë.”

Bridget Hogg
Bridget Hogg është psikologe e shëndetit dhe psikoterapeute, me doktoratë në psikiatri nga Universiteti Autònoma de Barcelona. Kërkimi i saj specializohet në shëndetin mendor dhe traumën psikologjike, si edhe në ndërhyrje për përmirësimin e depresionit dhe ankthit.

Dr Azucena Justicia
Doktore e Shkencave në Psikiatri. Infermiere e licensuar në shëndetin mendor.
Drejtuese e Grupit Kërkimor për Kujdesin Shëndetësor dhe Infermierinë. Shëndeti Publik dhe Epidemiologjia. Instituti i Kërkimeve Mjekësore Hospital del Mar. Interesat kryesore të kërkimit: zhvillimi, zbatimi dhe vlerësimi i ndërhyrjeve që synojnë promovimin e shëndetit, zbulimin dhe ndërhyrjen e hershme për përmirësimin e kujdesit të shëndetit mendor.

Daniela Laura Gatto
Daniela Laura Gatto është psikiatre dhe psikoterapeute, kërkimi i së cilës fokusohet në traumën psikologjike dhe çrregullimin e stresit post-traumatik kompleks. Si pjesë e MentBEST, ajo koordinon trajnimet për palët e interesuara, duke theksuar përshtatjen e këtyre trajnimeve për t’iu përgjigjur nevojave të grupeve vulnerabël. Ajo punon gjithashtu në përshtatjen kulturore të materialeve për të arritur në mënyrë efektive popullatat e ndryshme në rrezik brenda komunitetit, me synim zbulimin e hershëm të depresionit dhe parandalimin e vetëvrasjes.
