EKIPI

CADIC

Copenhagen Affective Disorder research Center (CADIC)

Qendra e Kërkimit për Çrregullimet Afektive në Kopenhagen (CADIC). CADIC u themelua në vitin 2000 (më parë i quajtur Njësia e Kërkimit për Çrregullimet Afektive) dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me Klinikën e Çrregullimeve Afektive në Kopenhagen.

Objektivi i përgjithshëm shkencor i CADIC është studimi i faktorëve të rrezikut gjenetikë dhe mjedisorë të lidhur me shfaqjen e çrregullimeve afektive, psikopatologjisë, sjelljes, kognicionit dhe biologjisë së çrregullimeve afektive, ecurisë dhe rezultatet afatgjata të tyre, si dhe efektet e trajtimeve të përdorura.

CADIC zotëron kompetenca shkencore dhe klinike në kërkimin klinik, epidemiologjik, neurobiologjik, neuropsikologjik, laboratorik, paraklinik, translacional (përkthimor) dhe të imazherisë cerebrale në çrregullimet afektive. CADIC përbëhet nga mjekë, psikologë, infermierë dhe studentë (të psikologjisë dhe të mjekësisë).

Aktualisht, CADIC përbëhet nga pesë profesorë , një kërkues me përvojë, kërkues postdoktoralë dhe studentë doktorature (si edhe asistentë kërkimorë, përfshirë studentë të mjekësisë që ndihmojnë në vlerësimin e pjesëmarrësve në studime).

Anëtarët e ekipit

Lars Vedel Kessing

Lars Vedel Kessing

Psikiatër. Profesor. Mjek (MD) dhe Doktor i Shkencave Mjekësore (DMSc)

Maria Faurholt-Jepsen

Maria Faurholt-Jepsen

Psikiatre. Doktore e Shkencave Mjekësore (DMSc). Profesore e asociuar kërkimore

Psychiatric Center Copenhagen, Denmark