Qendra e Shëndetit dhe Mirëqënies Komunitare (CCHW) është një organizatë kombëtare në Shqipëri që fokusohet në iniciativa që nxisin përfshirjen komunitare dhe përmirësojnë standardet e jetesës. CCHW synon të promovojë shëndetin dhe cilësinë e jetës në komunitetin shqiptar përmes ndërhyrjeve edukative, promovimit, komunikimit, këshillimit, vlerësimit, mbështetjes psikosociale dhe integrimit të grupeve vulnerabël.
Fushat kryesore të punës së CCHW janë Aktivitetet Komunitare me qasje Pjesëmarrëse, Promocioni Shëndetësor, Trajnimi, Kërkimi dhe Vlerësimi. CCHW ka marrë pjesë si vend zbatues (intervention sites) në projektet evropiane (Horizon 2020): “ImpleMentAll. Towards evidence-based tailored implementation strategies for eHealth” (2017–2021) dhe “Mental Health Promotion and Intervention in Occupational Settings: MENTUPP” (2020–2024).
Stafi i Projektit

Arlinda Cerga Pashoja
BSc, MSc, PhD
Profesore e Asociuar e Psikologjisë
Arlinda është akademike në fushën e shëndetit mendor, me formim në psikologji dhe me interes të veçantë në zhvillimin, vlerësimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve digjitale për shëndetin mendor. Ajo punon në Qendrën e Shëndetit dhe Mirëqënies Komunitare në Tiranë, si edhe në Universitetin St Mary’s University dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine. Arlinda ka punuar si në fushën klinike, ashtu edhe në atë akademike në fushën e shëndetit mendor gjatë dy dekadave të fundit dhe ka udhëhequr me sukses disa projekte të BE-së si Kërkuese Kryesore (PI).

Gentiana Qirjako
PhD në Shëndet Publik.
Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare.
Prof. Gentiana Qirjako është Përgjegjëse e Departamentit të Shëndetit Publik në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe përgjegjëse e sektorit të Promocionit Shëndetësor në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo është gjithashtu Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare në Shqipëri.
Ajo ka një përvojë të gjatë në kërkim shkencor në Shëndetit Publik, duke udhëhequr si Kërkuese Kryesore (PI) shumë studime të rëndësishme në nivel popullate të kryera në Shqipëri në fusha si dhuna, shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve, shëndeti mendor, shëndeti riprodhues, ushqyerja, etj.

Keti Bakiu
Master në Psikologji: Teori dhe Kërkim.
Keti Bakiu ka përfunduar së fundmi masterin e saj në KU Leuven, me fokus në kërkimin shkencor në psikologji. Ajo ka fituar përvojë përmes praktikave dhe projekteve në fushën sociale dhe të shëndetit mendor dhe aktualisht punon si asistente kërkimore në Community Centre for Health and Wellbeing.
